Niko Kovaç do të jetë trajneri i ri i Bajern Mynih

13.04.2018 10:22:00

Mesa duket Bayern i ka dhënë fund kërkimit për trajnerin e ri. Sipas informacioneve të Bild, Niko Kovaç do të jetë trashëgimtari i Jupp Heynckes në stolin e Bayern.

Drejtuesit e Bayern kanë lajmëruar disa javë më parë se trajneri i ri do të vendoset gjatë prillit. Tashmë është gjetur pasardhësi i Heynckes, i cili do të largohet në fund të sezonit.

Sipas informacioneve të Bild, Niko Kovaç do të jetë trajneri i ri i rekordmenëve.

46-vjeçari ka një kontratë deri në 2019 me Eintracht Frankfurt që do të thotë se bayern duhet të paguajë një shumë parash për të marrë shërbimet e tij.

Kvac ka luajtur te bayern nga 2001 deri 2003 dhe ka fituar titullin dhe Kupën e Gjermanisë.

Pasi u bë e qartë se Heynckes nuk do të ishte në stolin bavarez sezonin e ardhshëm, Kovac ishte kandidati kryesor pasi i ka të gjitha kriteret. Ka luajtur te Bayern, di gjermanisht dhe ka eksperiencë në Bundesliga si trajner.