Nis në mbrëmje “The Voice of Albania 6”, spektakli vjen me risi (Video)

27.01.2017 17:27:28

Spektali i vërtetë i “The Voice of Albania 6”, fillon tani! Deri më tani publiku ka mësuar se kush janë të katër trainerët që do të ulen nën karriget kuqe, kjo duke sjellë edhe risinë e parë të madhe të këtij këtë viti; publikimin e emrave të tyre ende pa filluar spektakli.

Alban Skënderaj, Rona Nishliu, Besa dhe Xuxi janë katër trajnerët e rinj të cilët provojnë për herë të parë peshën e një spektakli si ‘The Voice’.  E së bashku me ta edhe Kamela Islamaj, Gent Myftaraj, Merland Kademi dhe Eugent Bushpepa, në rolin e asistent trainerëve.

Drejtor artistik i The Voice of Albania është Alban Male.

Ndërkohë nga ana tjetër do të jenë ata që I japin jetën spektaklit The Voice,  konkurrentët. E përvec talentit secili do ti sjelle publikut  historinë e tij.

Ashtu sic “ The Voice” ëshët ideuar  për ti sjellë këta konkurrentë edhe  jashtë skenës, të prekshëm e të njohur plotësisht nga publiku.

Spektakli i këtij viti ka dhe një korrespondente online. Një konkurrente e edicionit të pestë të ‘The Voice of Albania’ i bashkohet stafit. Ajo është  Fjoralba Ponari.

Një pjesë e rëndësishme e këtij talent show, mbeti e pandryshuar. Prezantuesi i The Voice, do të jetë Ledion Liço. Ai i ka qëndruar besnik programit prej pesë vitesh dhe do vazhdojë të jetë i tillë dhe në edicionin e gjashtë të tij.