Nis takimi i krerëve shtetërorë të Kosovës me ata të Serbisë

24.01.2017 21:36:17

Ka nisur takimi i përbashkët ndërmjet përfaqësuesve më të lartë të Kosovës dhe të Serbisë në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Takimi ndërmjet Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Isa Mustafa, me homologët e tyre serbë, Tomislav Nikoliq e Aleksandar Vuçiq, po ndërmjetësohet nga shefja për politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini, transmeton Gazeta Express.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq, nëpërmjet llogarisë së saj zyrtare në Twitter.

Kocijançiq ka publikuar edhe një fotografi të Mogherinit me delegacionet kosovare dhe serbe.