Nis takimi i kryetarit të Veselit me dialoguesit, VV dhe LDK nuk marrin pjesë

26.12.2018 11:39:11

Sapo ka filluar takimi i përbashkët për koordinim të dialogut Kosovë-Serbi, i thirrur nga kryeparlamentari Kadri Veseli, në të cilën po marrin pjesë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, Shpend Ahmeti nga Ekipi negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare, me përjashtim të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Takimi është duke u mbajtur në Kuvendin e Kosovës.

Ndryshe, edhe Kuvendi i Kosovës mban sot seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar draft-marrëveshjen e përgatitur nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë.