Nis takimi Kurti-Mustafa

27.01.2020 17:25:13
Ka nisur të mbahet takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Takimi po mbahet në Kuvendin e Kosovës.

Kujtojmë se takimet mes të dyve patën ngecur si pasojë e mospajtimeve për postin e kryeparlamentarit.

Merret vesh se LDK-ja nuk do të lëshojë pe për postin e të parit të Kuvendit, të cilin aktualisht e mban Glauk Konjufca i VV-së.