Nis takimi ndërmjet Edi Ramës dhe Vjosa Osmanit

29.06.2020 14:32:11

Ka nisur takimi ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Takimi është duke u zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, ndërkaq sot gjatë ditës Rama pritet të zhvillojë edhe takime tjera me liderët politikë.

Kryeministri Rama më herët ka njoftuar se arsyeja e vizitës së tij në Kosovës ka të bëjë pikërisht më ngritjen e aktakuzave nga Specialja ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

“Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë, e cila praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a para tyre”, kishte shkruar Rama në Twitter.