Nishani: Ja pse Meta do të jetë një President i suksesshëm

02.05.2017 12:17:55
Presidenti i Republikës në detyrë, Bujar Nishani, në një intervistë në emisionin “Fol me Mua” të gazetarit Enkel Demi në Televizionin Publik Shqiptar vlerësoi zgjedhjen e Ilir Metës si President i Republikës së Shqipërisë.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarit, Presidenti në Detyrë, Nishani theksoi se Presidenti i Zgjedhur  Ilir Meta do të ketë sukses në drejtimin e institucionit të Presidencës, falë eksperiencës politike dhe maturisë së tij.

“Unë mendoj se z. Meta, për shkak të eksperiencës së gjatë politike që ka, për shkak të maturisë që ka, por edhe falë eksperiencës në politikë, mendoj se do t’i ketë të gjitha shanset për të pasur një presidencë të suksesshme”, theksoi Nishani.