Nisma për Kosovën mbështet protestën për Ramush Haradinajn

18.01.2017 18:43:08

Subjekti opozitar, Nisma për Kosovën ka shprehur përkrahjen për protestën e cila është thirrur nga Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së për të shprehur revoltën ndaj trajtimit të Ramush Haradinajt në Francë.

Kjo parti politike i ka ftuar të gjithë përkrahësit e vet që të protestojnë për arrestimin e kryetarit të AAK-së.

Protesta do të mbahet të shtunën me fillim nga ora 13:00 në Prishtinë.