Nitaj i del në mbrojtje Time Kadriajt: Asaj nuk mund t’ia shlyeni të djeshmen!

17.09.2018 18:31:29

Publikimi nga Prokuroria i disa listave me “veteranët e rrejshëm” ka shkaktuar shumë reagime e kundërshtime në Kosovë.

Ndër persont që iu është publikuar emri në këto lista është edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Time Kadrijaj kishte reaguar duke postuar një grup fotosh me uniformën e UÇK-së duke i përcjellë këto foto me mesazhin “Unë dezertere e ju heronj”!

Në mbrojtje të bashkëpartiakes i ka dalë  deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj.

Nitaj ka shprehur fjalë miradie për Time Kadrijaj duke thënë se “asaj nuk mund t’ia shlyeni të djeshmën!

Postimi i plotë:

“Ju, edhe mund të mos pajtoheni me të sotmen e saj, por asaj nuk mund t’ia shlyeni të djeshmën! Ajo ka bërë aq sa mund të bëjnë bijtë e bijat më të mira këtij vendi, të vihen në mbrojtje të tij!
E keni respektin tim për çka keni bërë për lirinë e këtij vendi, Time Kadriaj!”, ka shkruar Nitaj.