Nivel dyfish më i ulët i disa lumenjve në Maqedoni

16.08.2017 19:54:34

Matja e sotme hidrologjike e DPHM-së tregon nivel dyfish më të ulët nga mesatarja për muajin gusht të lumit Vardar afër Jegunovcës dhe në Shkup, si dhe të Drinit të Zi te Llozhani.

Rënie tregon edhe niveli i lumit Vardar në Veles dhe Demir Japi, te Kriva Reka në Kriva Pallankë, te Bregallnica në Berovë dhe Lumi i Zi në Novaci.

Rezultate mbi mesataren e gushtit kanë treguar matjet te Pçinja në Banjën e Katllanovës dhe në Shusevë të Strumicës.