Një 30 vjeçar bie nga teleferiku në Brezovicë

07.01.2020 13:45:35

Një person ka rënë aksidentalisht nga teleferiku në Brezovicë, ndërsa gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Para një ore kemi pranuar informata se ka rënë një qytetar aksidentalisht nga teleferiku në Brezovicë, qytetarët e kanë dërguar në ambulantën në Shtime e më pas është dërguar në spitalin e Ferizajt. Sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Bëhet fjalë për një 30-vjeçar”, tha Gashi.