Një banesë përfshihet nga flakët në Vorë

16.01.2017 21:17:33

Një vilë 3 katëshe në Vorë u përfshi mbrëmjen e sotme nga zjarri. Menjëherë në vendngjarje mbërritën 3 ekipe zjarrfikëse të cilat bënë të mundur izolimin e flakëve dhe shuarjen e plotë të tij.

Nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Flakët kanë djegur pjesën e çatisë së banesës tre katëshe. Nuk dihen shkaqet e zjarrit.