Një çift dhe një fëmijë gjenden të vdekur nën rrënoja në Thumanë

28.11.2019 02:17:30

Vazhdojnë lajmet e këqija nga Thumana.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur 3 trupa të pajetë. Janë gjetur trupat e një çifti dhe një fëmije të vogël.

Viktimat janë Almir Cara, e fejuara e tij Stela, ndërsa për fëmijën raportohet që mban mbiemrin Vata.

Almiri Cara u gjet me fëmijën e mbërthyer pas vetes në tentative për të dalë nga banesa. Numri i viktimave tani ka shkuar në 35 viktima.