Një delegacion i Ministrisë së FSK-së, i prirë nga ministri Demolli, vendosen kurora me lule dhe bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

06.03.2017 15:11:47

Në përvjetorin e 19 të Epopesë së UÇK-së dhe në nderim të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, një delegacion i Ministrisë së FSK-së, të prirë nga ministri Haki Demolli, në shenjë nderimi vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Gjithashtu Ministri i FSK-së, zoti Haki Demolli së bashku me delegacionin e FSK-së, vizituan edhe familjen Jashari, ku u pritë nga zoti Murat Jashari. Ministri Demolli me këtë rast, në emër të delegacionit të MFSK-së, çmoj lartë sakrificën e pashembullt të Komandantit Legjendar Adem Jashari, të familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit.

“Sot, unë si ministër i FSK-së, së bashku me zëvendës ministrin, komandantin e FSK-së, dhe eprorë më të lartë të FSK-së, dolëm për të bërë homazhe në shenjë nderimi, në shenjë respekti dhe përkushtimit të veprës heroike të Komandantit Legjendar, për sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tij. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se gjaku i tyre ka ngritur themelet e lirisë dhe gjaku i tyre është gjaku i lirisë; andaj të gjithë qytetarët përfshirë edhe institucionet kanë për obligim që të respektojnë me përkushtim veprën e tyre” tha ministri i MFSK-së, Haki Demolli.

Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës