Një deputet i VMRO-së viziton Selën, i kërkon falje

05.05.2017 12:01:32
Kryetarin e LR-PDSH-së, Zijadin Sela sot e ka vizituar edhe një deputet i VMRO-DPMNE-së, njoftojnë për Gazetën Lajm burime nga Klinika e Tetovës.

Marrim vesh se ai është deputeti Goran Manolovski, i cili Selën e ka vizituar i shoqëruar edhe nga dy mjekë shqiptarë. Burimet tona thonë se Manolovski, i cili edhe vetë është mjek me profesion, me këtë rast ka kërkuar falje nga Zijadin Sela, mirëpo pohohet të mos ketë marrë kurrfarë përgjigje prej tij.