Një ditë dashurie/ Teuta Osmani

08.03.2021 00:40:00
NJE DITË DASHURIE
Një ditë dashurie ,
më puthe,
më përqafove
dhe më the të dua për grua.
Dhe unë me një zë të thash i dashur
prej teje gjithçka pres ,ti je për mua.
Dhe që atë ditë mendoja vellon e nusërisë
kur çdo vajzë e ka ëndërr e dëshirë.
Por erdhi dita, ti më rrëmbeve
në krahët e tua, si mbretëresh.
Ti më vure kurorën me lule që kishe mbledh’
aty, në lëndinën ku loznim përherë
Dhe më,
unë nuk ëndërroja vellon e bardhë të nusërisë
as fustanin si gjithë të tjerat, nuk e vesha kurrë
të dukesha si një pëllumbesh, apo si flutur.
Por në fakt, nuk më duhej,
sepse Ti më vure një kuror më të bukur.
Ti më vure uranin për vello me yje të qëndisur,
Ti për mua je i pari që dashurova dhe ky qiell që ëndërroja,
nuk dua vello, e as fustan, kur për mua është lumturia gjithçka…!