Një gabim i punëtorëve të KEDS-it, ua djeg krejt pajisjet elektrike lagjes

24.10.2016 14:04:36

Gabimet e punëtorëve të kompanisë për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS, gati sa u kanë kushtuar me jetë banorëve të lagjes “Gjon Serreqi”, në Ferizaj.

Derisa po punonin në rregullimin e një kablli në lagjen “Gjon Serreqi” afër shkollës “Kuvendi i Arbërit”, punëtorët e KEDS-it, kanë lidhur gabimisht kabllot duke djegur tërë pajisjet elektrike të lagjes.

Banorët tregojnë për Gazetën Fjala se kanë biseduar me zyrën e Keds në Ferizaj të cilët e kanë pranuar që shpërthimi ka ndodhur si rezultat i gabimit të punëtorëve të kompanisë.

Gazeta Fjala, ka provuar të kontaktoj me zyrtar për informim në KEDS, disa herë rradhazi, kontakti me këta të fundit ka qenë i pamundur.

E nga ky rast, kanë pësuar edhe biznese të shumta të cilave u janë djegur pajisjet.