Një gropë tjetër e rrezikshme në Prishtinë, afër Komunës (Foto)

04.08.2016 15:29:31
Përderisa gropat e ngjashme si kjo në fotografi kanë marr edhe jetë fëmijësh, një e tillë ende ndodhet në kryeqytet.
Në mes të Prishtinës, disa banorë po ankohen se po ndjehen të rrezikuar nga ajo, raporton lajmi.net

Kjo gropë në fotografi është të varrezat afër lagjes Arbëria, në pjesën e poshtme të kësaj lagje. Më saktësisht te stacioni i Trenit në Prishtinë, krejt pak metra larg objektit të ri të Komunës së Prishtinës.

Banorët kanë dërguar fotografi dhe ankohen se po ndjehen të rrezikuar, dhe se nuk po guxojnë që t’i lejojnë fëmijët e tyre të dalin lirshëm nëpër rrugë apo lagje.

Ata thonë se sa herë që bie shi, ajo mbushet e tëra dhe nuk vërehet thellësia e saj./ Lajmi.net

 

gropa te varrezat