Një grup huliganësh shkatërrojnë parkun e Gërmisë

11.08.2017 12:21:45

Jo rrallë herë ka raportime të shkatërrimit të parkut të Gërmisë, vendi ky ku qytetarët dalin për t’u relaksuar larg nga pluhuri i qytetit.

Njëjtë ka ndodhur edhe mbrëmë ku një grup huliganësh kanë shkatërruar njërën nga pushimoret e parkut pasi kanë kryer qejfet e tyre, raporton lajmi.net.

Lajmi.net ka siguruar disa fotografi nga atje, ku është për të ardhur keq se si është lënë ky vend me bërllok dhe i shkatërruar i tëri.

2-30 1-41