Një histori e dhimbshme : A është politika e zeza e të gjitha të këqijave që kanë ndodhur dhe po ndodhin në Kosovë?

10.03.2020 21:06:18
Nga: Adem Bytyçi
Menjëherë pas çlirimit të vendit, përgjegjësinë për zhvillimin e vendit e mori politika,!Politika e injorancës, e paditurisë dhe e etjes për pushtet dhe dominim!
Kjo politikë për t’i realizuar qëllimet e veta të errëta, në të gjitha vendet e rëndësishme të shtetit i vendosi njerëzit e vetë, të cilët në vend që t’u shërbenin interesave të popullit dhe vendit, u shërbenin interesave të padronëve të tyre politikë!
Kjo politikë për t’ia zgjatur jetën vetit, në pushtet filloi të zgjerojë rrjetën e emisarëve të saj në të gjitha institucionet, ndërmarrjet dhe agjensitë më të rëndësishme shtetërore, në mënyrë që më lehtë ta sundojë vendin në interesat e njerëzve të saj, sesa ta qeverisë vendin në interesin e shumicës së qytetarëve…
Kjo politikë për të metat e tmerrshme të së cilës në dëm të zhvillimit të vendit, ende edhe pas kaq shumë vitësh rrallë kush guxon të ngre zërin kundër saj, sepse në vendet më të rëndësishme të shtetit dhe pushtetit vazhdojnë të qendrojnë Padronët e të njëjtës politikë të hajnive, korrupsionit, shkatërrimit të pronës publike, falimentimit të Ndërmarrjeve më profitabile në vend!
Tani, koheve të fundit ka filluar të shpërfaqet fytyra e zezë e vërtetë e kësaj politike, duke i vënë para përgjegjësisë të komisionit hetimor Parlamentar emisarêt e kësaj politike të cilët në ndërmarrjet publike të falimentuara i dërguan padronët e tyre politikë, të cilët dyshohet se s’bashku me emisarët e tyre i kishin ndarë hajnitë në ndërmarrjet e falimentuara dhe ndaj tyre nuk guxon të veprojë as prokuror dhe as gjykatës, sepse me gjasë edhe këta vetë i kishin dërguar atje për të mos guxuar t’i hulumtonin hajnitë dhe krimet tjera ekonomike të padronëve të tyre politikë!
Përderisa kjo politikë dhe kryepadronët e kësaj politike dhe strukturat e saj nuk eliminohen përfundimisht nga skenat udhëheqëse të shtetit, në Kosovë nuk do të ketë as zhvillim ekonomik, as mirëqenie të popullësisë, as shtet të së drejtës dhe as integrim të shpejtë të Kosovës në strukturat Euroatlantike, ani pse të gjitha këto i mohojnë padronët e politikës aktuale dhe emisarët e tyre!?