Një i akuzuar i lëndës ”Fortesa” ka dhënë dëshminë e radhës në PSP

17.08.2016 13:14:10

Portali SDK bën të ditur se sot në PSP ka dhënë dëshminë Toni Jakimovski, shef i kabinetit të ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov.

Jakimovski është i dyshuari i dytë nga pesë të akuzuarit ë lëndës ”Fortesa”, njiherit ka qenë i përfshirë në listën e 56 personave të falur të kryetarit Gjorge Ivanov, vendim që u tërhoq pas shumë trysnive vendore dhe ndërkombëtare.

PSP-ja kërkoi masa kujdesi ndaj Jakimovskit dhe marrjen e pasaportës, kërkesë që u hodh posht nga Gjykata penale në Shkup.