Një i vdekur dhe 2 të plagosur në Shkodër, zbardhet arsyeja dhe emrat

14.07.2017 11:45:12
Të paktën një person ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të premteje në Shkodër ndërsa 2 tjerë kane mbetur te plagosur, pasi ishin futur në një puset për ta pastruar.

Ata ishin punonjës të komunales. Puseta ishte rreth 3 metra e thellë ndërsa dyshimet e para jane se punonjësit mund te kene renë në kontakt me kabllot e korrentit ndërkohe që pastronin pusetën ose janë asfiksuar nga gazi.

Bëhet me dije se ka humbur jetën Klodos Çeliku ndërsa të plagosur rëndë kanë mbetur Gjon Gjoni dhe Maliq Selja.