Një mbesë e Gjakovës është shenjtore

05.09.2016 19:08:05

Para shtatores së Shenjtores Nënë Tereza në Gjakovë, Komuna organizoi një aktivitet të larmishëm me pjesëmarrje të gjerë të personaliteteve dhe moshave e profesioneve të ndryshme.

Fillimisht kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila përmendi faktin se një shqiptare u shpall shenjtore dhe kjo për vendin tonë është arsye të festojmë dhe të ndihemi të lumtur.

“Na ka sjell një mburrje të pashoq, por gjithashtu për Gjakovën tonë dita e djeshme ishte e veçantë, ngase një mbes e Gjakovës, me urtësinë, zemërgjerësinë dhe humanitetin e treguar, sot është një shenjtore“, ka thënë në fjalimin e saj kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari.

E Padër Ndue Kajtazi nga Kisha Katolike e nisi fjalimin e tij me fjalë të shenjtores Tereza.

“Nëntë Tereza ishte në 100-shin e parë të njerëzve më ndikim të madh dhe njerëzve më të popullarizuar të kohës, andaj ishte krejt normale që shumë popuj e shumë kombe provuan ta përvetësojnë emrin e saj. Këto fjalë ishin përgjigja e saj për të treguar se kush ishte. Ajo me gjak ishte shqiptare e lindur në Shkup nga prindërit Kolë e Drane Bojagjiu“, tha ai.

Në këtë aktivitet kulturor e artistik u prezantuan Kori i Kishës me këngët “Dashuri është Jeta” dhe “Ti je Jeta ime”, pastaj Lorik Pylla luajti në Kitarë.

Një Recital për Nënën Terezën interpretoi Gladiola Doli dhe Kori i Shkollës së Muzikës kënduan “Dhuratë për Ditëlindje” dhe “Nënës së Mirë”, nën udhëheqjen e Astrit Pallaskës.