Një mëngjes me petulla për Ramën

17.09.2016 10:18:24

Kryeministri Rama, pas takimit një ditë më parë në Shkodër me fermerët e Gruemirës, duket se nuk ka nxituar të kthehet shpejt në Tiranë, por ta shfrytëzojë të shtunën për një pushim malor.

Kjo vizitë i ka lënë shumë mbresa. Ai ka rrëfyer me anë të dy fotove përshtypjet e tij për bukuritë e veriut dhe se ku ka qëndruar e çfarë i shërbyen përmëngjes:

“Udhëtimi nëpër rrugën e Malësisë së Madhe, me një ndalesë në Tamarë, një mbrëmje në Vermosh dhe një mengjes në Bujtinën e Fratit, është një eksperiencë unikale për bukurinë fizike dhe shpirtërore të Shqipërisë”, ka shkruar ai në Facebook.