Një muaj arrest shtëpiak për Shukin

08.08.2017 16:57:18

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të dyshuarit Mentor Shuki.

Lajmin për KALLXO.com e ka bërë të ditur avokati i të dyshuarit, Asdren Bytyqi.

Po ashtu, lajmi për arrestin shtëpiak ndaj të pandehurit M.Sh, është bërë publik edhe nga vetë Gjykata e Prizrenit.

Gjykata saktëson se i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge