Një muaj paraburgim për të dyshuarit e vrasjeve të vitit 2004

07.07.2017 16:20:34

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim Bajram Kiqmarit, Faik Shaqirit dhe Alban Dizdarit.

Vendosjen e kësaj mase e ka konfirmuar për KosovaPress avokati i Kiqmarit Agon Rrecaj.

Dizdari dhe Kiqmari janë arrestuar të mërkurën nga Policia e EULEX-it ndërsa Faik Shaqiri është arrestuar në Munhen të Gjermanisë dhe është ekstraduar në Kosovë të mërkurën në mbrëmje.

Ata dyshohen për vrasjen e një polici të UNMIK-ut dhe një polici të Kosovës në vitin 2004. Po ashtu ata akuzohen edhe për tentim vrasjen e dy zyrtarëve të UNMIK-ut në të njëjtin rast.

Sipas Prokurorisë Speciale për këtë janë në kërkim edhe katër persona tjerë.