Një përpjekje amatoreske për manipulimin e opinionit publik për vdekjen e Astrit Deharit

25.11.2016 14:07:39

Nga Rexhep Kastrati

“Edhe Dardani më thoshte të rri i qetë e të mos lodhem për gjetjen e fakteve, ngase me këtë pjesë merret Lëvizja”.

Kjo fjali nga ditari i Astrit Deharit duhet të merret në konsderatë kur lexohet një shkrim në “Zëri”, pasi që shihet se ka shumë elemente të një triku, siç thotë vetë autorja e shkrimit”, për të manipuluar opinionin. Është kështu për faktin jo vetëm se me një titull manipulativ dhe asociativ, por edhe me brendinë e tij më shumë ka hedhur dyshime për munësinë që ky shkrim të jetë pjesë e një strategjie për manipulimin me lojë fjalësh, sesa për të thënë diçka që do të ishte e vërtetë. Së pari, paraqitja e dy raporteve, për të cilin ka marrë konfirmimin e Tomë Gashit, por jo edhe të kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, është shumë e dyshimtë, pasi që bëhet fjalë për të njëjtin institucion që mund ta ketë lëshuar: Instituti i Mjekësisë Ligjore i Kosovës. Nëse bëhet fjalë për dy raporte, cili është dallimi ndërmjet tyre? Me sa pretendon edhe autorja e shkrimit, bëhet fjalë veç për heqjen e nurmave të paragrafëve në faqen e fundit. Pse Instituti i Mjekësisë Ligjore do të kishte nevojë të lëshonte një raport të njëjtë, por njërin, me numra paragrafësh në faqen e fundit, dhe tjetrin pa numra paragrafësh? Raporti i paraqitur nga kryeprokurori Sylë Hoxha, e të cilin e ka bërë publik edhe “Zëri”, ka 6 faqe, në të cilin faqja 2 dhe një pjesë e faqes 3 kanë të përshkruar  dëmtimet e brendshme dhe të jashtme trupore të Astritit, dhe gjithë këtë përshkrim e ka të paraqitur me numra për secilin paragraf, e që gjithësejt janë 8. Dhe pyetja logjike do të ishte: Pse veç numrat e paragrafëve të faqes së fundit janë hequr kurse të faqes 2 dhe 3 jo? Pastaj, pse “Zëri” nuk e ka botuar komplet raportin e dytë, por vetëm faqen e fundit të tij? Nëse hartuesit e raportit të dytë do të ishin ata që e kanë bërë raportin e parë, do të hiqnin numrat e paragrafëve në faqen e fundit, atëherë dota bënin edhe në faqez 2 dhe 3 të raportit. Po ashtu, gjatë shkrimit të teksteve të ndryshme që ndahen në paragrafë, zakonisht numrat e paragrafëve dalin vetë, pa pas nevojë për t’i shkruar në mënyrë mekanike. Pra, është pak e dyshimtë kjo puna që i njëjti institucion të lëshojë dy raporte, që në fakt bëhet fjslë për të njëjtin raport, por veç në faqen e fundit nuk janë numrat e paragrafëve. Në përmbajtje dhe në substancë nuk kanë absolutisht asnjë dallim. Pra, sipas autores së shkrimit, Prokuroria apo dikush tjetër paska manipuluar me raportin, sepse në njërin qenkan numrat, kurse në tjetrin nuk qenkan, ani që në tekst nuk ia huq asnjë presje! Dhe po u bëka raport tjetër, veç që t’i hiqen numrat paragarfëve në faqen e fundit! Se është paradokale kjo mjafton të bëhet vetëm krahasimi i të tre paragrafëve të cilët do t’i paraqes më poshtë:

1

1

Pra, shihet se te paragrafi i parë, nuk ka asnjë dallim tjetër, pos numrit të paragrafit.

2

2

Edhe te paragrafi i dytë nuk ka asnjë dallim, pos numrit të paragrafit.

3

3

Te paragrafi i tretë, po ashtu nuk ka asnjë dallim pos numrit të paragrafit. Por këtu bie në sy rrumbullakësimi u numrit 3 që mund ta ketë bërë dikush në gazetën “Zëri”, ose nga burimi nga e ka marr, e që mund të jetë Toma, e që lë për të kuptuar se ky paragraf mund të ketë qenë cak i atakimit që në fillim. dy pikat e gjelbërta janë pikat e shkronjës “ë” të logos së gazetës “Zëri”.

Pra, po shihet qartë se përveç numrave të paragrafëve, nuk ka asnjë, absolutisht asnjë dallim tjetër, asnjë manipulim dhe asnjë trik. Unë nuk po kuptoj se çka është manipuluar këtu që të vinte në dyshim diçka rreth këtij raporti. Përkundrazi, ky farë raporti veçsa po e konfirmon atë që ka raporti i paraqitur më 18 nëntor. manipulim do të ishte sikur të prekej strukura e tekstit pas të cilave do të kishte mospërputhje ndrëmjet njërit apo tjetrit. Kurse interpretimet që janë bërë nga ana e autores së tesktit, po ato janë manipulime, pasi që ndërlidhja e pikës 3 me pikën 1  dhe 2 të faqes 2 të raportit është subjektiv dhe që nuk ka të bëjë fare me shkakun e vdekjes që përshkruhet në pikën 1 dhe 2 të faqes së fundit të këtij raporti. Pika 1 dhe 2 e faqes 2 të raportit përshkruan dëmtimet e jashtme dhe të brendshme në trupine pajetë të Astrit Deharit, të cilat dëshmojnë se ato lëndime janë të përcipta, apo sipërfaqësore, thellësia e tëcilave nuk arrin më shumë se një milimetër, pra janë thjesht të gërvishura, apo edhe lëndime në një situatë kur Astriti mund të jetë rrëzuar nga asfiksia. Pra, pika 1 dhe 2 dëshmon se lëndimet nuk kanë qenë vdekjeprurëse, pra nuk ia kanë shkatuar asfiksinë, e që do të thotë se nuk është se i ka rënë dikush me ndonjë mjet të fortë që mund t’ia ketë shkaktuar asfiksinë. Kjo bëhet e qartë edhe nga fakti se dy lëndimet në kokë i ka pasur kryesisht në pjesën ballore të kokës, e që do të thotë se nëse do e kish goditur dikush, do e kish goditur nga përpara e jo nga mbrapa. Pika 1 e faqes së fundit, ndërkaq konstaton se Astriti ka vdekur nga asfiksia nga një mjet me konsistencë të fortë (solide). Dhe kjo thuhet në të dy rastet, si në atë me numër paragrafi, si në atë pa numër paragrafi. Dhe ky mjet i fortë, edhe sipas Tomës, ka qenë një shishe plastike mjalti e futur në gojën e Astritit. Dhe kjo futje nuk rezulton të ketë qenë e dhunshme, përkatësisht nga dikush tjetër, pasi që siç ka thënë edhe vetë Toma, nuk ka pas shenja dhune në fytyrë. Kurse përralla se Astritit ia kanë pastruar fytyrën me sapun dhe me peshqir, nuk është e besueshme, sepse ai apo ata që i kanë pastruar fytyrën nuk do ta linin sapunin dhe peshqirin aty si dëshmi. Po ashtu, nuk është e besueshme edhe për faktin se po t’ia ketë pastruar dikush fytyrën pas vdekjes, atëherë do të duhej të ishin gjurmët e gishtave në peshqir, e pse jo edhe në pjesën ballore dhe në përgjithësi të kokës. Këtë përrallë janë duke e braktisur edhe vetë komisarët e Albinit, Shpend Ahmeti dhe Dardan Molliqaj, pasi që po përmednin faktin se Astriti ka pasur puls në momentin kur është gjetur. Pra, Astriti ka qenë gjallë e jo i vdekur në momentin kur është gjetur. Në fakt, kjo që thashë më lartë, e që po e theksojnë edhe komisarët e Albinit, e ka hedhë poshtë edhe përrallën tjetër të Tomës, atë të vdekjes së Astritit disa orë para kohës së shetisë. Krejt në fund, duhet thënë se përpjekja për manipulimin e të vërtetës, por me një amatorizëm të paparë me publikimin e gjoja dy raporteve, të cilët nuk kanë absolutisht asnjë dallim, përveç numrave të paragrafëve në faqen e fundit, është një përpjekje e kotë, pasi që edhe vetë krahasimi i të “dy” raporteve, i rrëzon për tokë, pikërisht me ngjashmëritëe plota, përveç numrave, por edhe për faktin se ka shumë përralla, të pavërteta dhe manipulime që janë munduar të bëjnë qoftë Toma, qoftë edhe të tjerë. E manipulim do të ishte ta zëmë po të kishte këso kundërthëniesh:

Ekspertet e mjekesis ligjore,ne raportin e tyre nuk kane konstatuar askund, se asfiksia apo mbyllja dhe bllokimini i frymemarrjes me mjet te forte eshte vetlendim,dhe nuk kan then me asnji shkronje, asnji fjale , dhe asnji fjali se kemi te bejme me vetvrasje.

Tomë Gashi, në një postim në facebook, më 19 nëntor

“Fryma e këtij raporti është e tillë që vetëvrasjen e merr si supozim fillestar,prandaj edhe përfundimi nxirret mbi këtë supozim, duke e përjashtuar mundësinë tjetër, atë të vrasjes.

“Ekspertja” e sektës okulte të Albinit, Hatixhe Latifi – Pupovci, më 21 nëntor

Nuk mund të them se është vrasje apo vetëvrasje, mirëpo mund të them që të gjitha mjetet e përgjakura që janë gjetur është çështje e mjekësisë ligjore të identifikojë nëse shenjat e gjakut janë vetëm të Astritit apo edhe të dikujt tjetër”.

Tomë Gashi, më 9 nëntor në “Rubikon” të KTV-së.

Pra, po të kish të këtilla kundërthënie që nuk janë vetëm këto, atëherë do të mund të bëhej fjalë për manipulim, e jo kur tekstet përputhen pikë për pikë. Prandaj, është mirë që kur pretendohet diçka, bile të ketë logjikë, nëse jo fakte apo argumente.