Një person bie nga kati i gjashtë, në lagjen Mati 1 në Prishtinë (Foto)

27.09.2016 18:52:28

Një person është hedhur nga kati i gjashtë i një ndërtese banesore në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

Në vend ngjarje ka dal Policia e Kosovës dhe ndihma e shpejt. Personi është dërguar pa vetëdije në QKUK me ndihmë të shpejt.

Zëdhënësja për informim në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për “Indeksonline” se një person i gjinisë mashkullore ka rënë nga kati i 6-të.

Ajo ka thënë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mati 1”, në rrugën “Muharrem Fejza”.