Një punëtor bie nga lartësia e një ndërtese në Prishtinë

19.02.2021 13:41:08

Një person sot rreth orës 11:15 ka rënë nga lartësia e një objekti në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 11:15 është raportuar për një person të rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci.

Ai bëri të ditur se po ashtu janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhënien e ndihmës së nevojshme