Një serb ndërton fabrikë në Skenderaj

21.07.2016 10:48:42

Në Llaushë të Skenderajt, në lagjen numër 6, e cila në Skenderaj njihet si lagjja “Aroçe”, në të cilën një dekadë para fillimit të luftës kanë jetuar romë ortodoksë, si dhe romë myslimanë, por edhe shqiptarë, do të ndërtohen dy fabrika.

Njëra fabrikë do të prodhojë pompa të automjeteve më saktësisht “boshpompa”, ndërsa fabrika tjetër do të prodhojë pelena.

Investitori ka premtuar se do t’i punësojë të gjithë shqiptarët, pasi që i konsideron si njerëz të tij, për faktin se ka lindur në këtë lagje dhe ata i ka pasur fqinjë.

Ai gjithashtu paska thënë se do t’i tregojë Aleksandër Vuçiqit se nuk ka asnjë rrezik për serbët për të jetuar në Drenicë, madje edhe që t’i zhvillojnë bizneset e tyre.

Faik Geci, kryetar i fshatit të Llaushës, i kontaktuar me telefon ka thënë se ka dëgjuar se një fabrikë do të ndërtohet në “Aroçe” të Llaushës, që tani njihet si lagja 6 e Skenderajt, nga një serb që është lindur në këtë lagje.

“Unë vetëm kam dëgjuar se aty do të ndërtohet fabrika dhe atë do ta ndërtojë një person i komunitetit serb, i cili është lindur në atë lagje. Nuk di asgjë më shumë”, ka thënë ai.

Ndryshe, serbo-romët e kësaj lagjeje të Llaushës, të cilët gjithmonë janë quajtur serbë-romë të “Aroçes” kanë shitur pronat e tyre, të cilat i kanë blerë shqiptarët, madje ka të atillë që ende nuk i kanë përkthyer