Një shkrim autorial nuk mund të konsiderohet letër zyrtare e SHISH!

22.08.2018 11:39:29
Nga  Luan Hamiti
Reagim
Shkrimi “MASS-MEDIA E PAPËRGJËGJSHME VAZHDON I NJËJTI AVAZ I PËRDORIMIT TË EMRIT TË SHISH, DUKE SHKELUR STRATEGJINË E SIGURISË KOMBËTARE DHE KËRKESAT E INSTITUCIONIT…!” (që e paraqita për botim të dielën) është shkrim autorial dhe nuk paraqet qendrimin e Institucionit të SHISH. Në këtë kontekst, fakti se u konsiderua nga disa portale se është “Letër nga SHISH” nuk paraqet një fakt real. Unë s kam të drejtë të flas në emër të Institucionit sepse nuk jam në udhëheqjen e as nuk jam nëpunës i SHISH, por kam shkruar shkrimin si qytetar i shqetësuar nga devijimet mediatike ndaj Institucionit. Respektoj administratën e SHISH dhe asnjëherë s’do të flisja në emër të Institucionit pa autorizim. Kërkoj nga portalet në fjalë të fshijnë këtë shënim të pavërtetë se kinse një shkrim autorial është “Letër nga SHISH”!
Tiranë, 22 gusht 2018