Një shqiptar zihet me gjysmë ton drogë në Hungari

20.12.2017 15:10:28
Autoritetet Hungareze kanë bërë të ditur se kanë arrestuar një shtetas të Shqipërisë, në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë, pasi që tek i njejti kanë gjetur sasi të konsiderueshme të substancës narkotike të llojit marihuana.

Nga autoritetet hungareze bëhet e ditur se sasia e gjetur është rreth gjysmë ton, me vlerë 3.2 milionë euro.

Ngarkesa është gjetur në kamionin që qarkullonte dhe drejtohej nga i dyshuari shtetas i Shqipërisë, i cili po tentonte që të kalonte përmes kufirit Serbi-Hungari.