Një sulm i ISIS çdo 84 orë nxit tmerr dhe zemërim ne Evropë

31.07.2016 12:41:31

Nga Tim Lister
CaptureNë javët e fundit kam parë lule dhe qirinjë në rrugët e Mynihut, qetësinë e një qyteti të vogël bavarez të shpartalluar nga një bomë vetëvrasëse, dhe një kishë të mbyllur në periferi pasi që priftit tetëdhjetëvjeqarë ia kishin prerë fytin.

Para këtyre ngjarjeve tmerruese, ishte një adoleshent me një thikë në një tren gjerman, dhe para kësaj, shumë sulme vdekjeprurëse në Nisë, Bruksel dhe nëntorin e kaluar në Paris.

Këtë vit kemi parë një model të përshpejtuar sulmesh të lidhura me ISIS në Evropë dhe më gjerë- nga Turqia në Bangladesh, dhe nga Shtetet e bashkuara në Indonezi. Sipas grupit IntelCenter, që ndjek aktet terroriste, ka pasur një sulm të rëndësishëm drejtuar ose frymëzuar nga ISIS çdo 24 orë që nga 8 qershori në qytetet jashtë zonave të luftës në Irak, Siri, Sinai, Egjipt dhe Libi. Dhe hulumtimi i vetë CNN mbi terrorizmin mështetë këtë konkluzion.

Më shumë se gjysma e këtyre sulmeve kanë qenë përtej qyteteve të mëdha, në vende të cilat “tradicionalisht nuk janë nën kërcënimet e sulmeve terroriste” thotë Intel Center. Ky intensitet i sulmeve të rastësishme, me teknologji të ulët por vdekjeprurëse, ka nxitur shqetësimin publik në Evropë  dhe ka dobësuar besimin në qeveritë për të trajtuar kërcnimin e terrorizmit, apo për të vërejtur kush mund të bëhet i dhunshëm.

Gjithashtu ka zvogëluar besimin në drejtësi, duke e akuzuar atë për  lënien e shumë njerëzve të rrezikshëm të lirë. Pavarsishtë dy përpjekjeve për të shkuar në Siri- Adela Kermiche- një nga sulmuesit 19 vjeqarë që vrau priftin në Francë, u lirua nga paraburgimi dhe u lejua jashtë shtëpisë për 4 orë në ditë. Pavarsishtë përpjekjeve të përsëritura për deportimin e tij, sulmuesi Ansbach – delil Mohammad ishte akoma në Gjermani.

Në udhëtimin tim javor në Evropën Veriore, shqetësimi publik nuk ishte kurr larg nga sipërfaqja. Telefonuesit  në stacionet e radios gjermane thanë se ishin të shqetësuar për të vizituar një qendër tregtare. një mësues i tronditur që njihte një nga sulmuesit në Francë tha për CNN “Kurrë nuk kam menduar për një ditë në jetën time që një person i ri do të kryejnë një akt terrorist këtu në Saint-Étienne-du-Rouvray.”

Në Ansbach, një qytet piktoresk të Bavarisë, vendësit mbetën të shtangur nga skena e një sulmi vetvrasës në një kafene, ku pijet dhe kartat e braktisura ishin një dëshmi e heshtur e terrorit të një nate më parë. Këto sulme kanë nxitur pyetjet themelore sociale. Rrespekti për lirinë dhe demokracinë liberale janë duke u gllabëruar nga një përzierje toksike e ekstremizmit dhe psikozës./CNN (përktheu fokusi.org)