Një tjetër gropë me “firmën” e Bashkisë së Vlorës mund të shkaktojë tragjedi! (Foto)

05.12.2016 19:08:38

Një tjetër gropë e hapur në mes të rrugës nga bashkia e Vlorës mund të shkaktojë tragjedi.

Pas vdekjes së një 18-vjeçari në një aksident të ndodhur në shëtitoren “Lungomare” ku ishte hapur një gropa pa sinjalistikë mes përmes rrugës, një rast i ngjashëm gjendet në lagjen “24Maji” mes lagjes Çole dhe Plazhit të Vjetër. Punonjësit e bashkisë kanë hapur një kanal të madh dhe kanë shtruar një tubo.

Sipas qytetarëve të Vlorës, kjo gjendje ka mbi një muaj në këtë zonë dhe veçse rruga është copë-copë, si në lashtësi, jo është një zonë ku fëmijë të shumtë detyrohen të kalojnë çdo ditë në mëngjes, herë duke nxituar e herë duke ecur të qetë, ndërsa rrezikojnë të rrëshqasin e të bien në këtë gropë.

Ata i bëjnë thirrje Dritan Lelit, kryetarit të bashkisë, ose ta rregullojë siç ndoshta e ka pasur në plan kur e bëri në këtë gjendje, ose të futet vetë në këtë kanal, përpara se ndonjë banor ta pësojë.

screenshot-2_1480960210-5068782