Një tjetër shqiptare në mesin e të plagosurve në Munih

24.07.2016 10:01:17

Një tjetër shqiptare nga Kosova mësohet se është në mesin e të plagosurve nga masakra e Mynihut.

Ajo është 44 – vjeçarja Lumnije Azemi.

Siç raporton Klan Kosova, lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Kjo e fundit është njoftuar zyrtarisht se tre prej të vrarëve në Mynih janë edhe kosovarët Armela Segashi, Dijamant Zabërgja, si dhe shqiptarja Sabina Sulaj e cila është në identifikim e sipër, ndërsa Lumnije Azemi është e plagosur.