Një trup i pajetë, pranë kufirit me Serbinë

24.07.2016 19:48:47

Sot në mëngjesi, tek pika kufitare Dheu i Bardhë, në rrugë kalimtarët kanë hasur në një person të vdekur.

Një lexues i Telegrafit ka dërguar pamje të trupit të pajetë.

Policia më vonë ka njoftuar se fjala është për një serb të lindur në vitin 1961.

Shkaqet e vdekjes ende nuk dihen, ndërsa kufoma është dërguar në Prishtinë për obduksion.

Capturedownload