NJË URIM MË PLOTË SARKAZËM I HASHIM THAÇIT PËR VITIN E RI

31.12.2019 18:16:09

Nga: Binak Maxharraj

Presidenti I Kosovës Hashim Thaçi sot e ka mbajtur Konferencën e fundit për këtë vitë ne prag te vitit të rij.Se a do te jete kjo konferenca e tij e fundit mbetet te shihet,sepse rrejedhat politike ne vend ne vitin qe po vjenë mund të jenë ndryshe dhe plote dramatike.

Por më këtë rast dua ti veçoi disa gafe,trambulenca të tijë nga kjo konference me gazetarët,disa sekuenca qe ai nuk I thotë.

1.Takimet e Thaçit me Serbe dhe Ibrahim Rugova?!

E quan krejtë normale takimin e tij me Serbet sidomos me Vuçiqin dhe Daçiqin.Ai me serbe ështe takuar qe nga viti 1999,por ndoshta është takuar edhe gjate luftës.Këto takime siç i ka bërë biletarale I paska bërë me insistimin e ndërkombëtarëve SHB dhe BE

Por Presidenti I Kosovës Hashim Thaçi pa ndërmjetësimin e nderkombëtareve është përkulë deri ne gjunjë para përmendoreve serbe të rënë ne luftë nga”terroristet shqiptar”
Nuk e quajti normale takimin e Ibrahim Rugovës me insistimin e SHBA(Richard Holbrukut)kur ai me dhunë u takua me Millosheviqin.Nga hotelet luksoze të Rognerit,derisa Kosova po kallej ne flake,ai iu kërcnua Presdientit Ibrahim Rugova se”do ta paguaj shtrenjët këtë takim”.

Dhe ky kërcnim u tentua disa here te realizohet duke bërë atentate ndaje Presidentit,por fal zotit u shpetoi te gjitha atentatet.

2. Gjykata Speciale dhe doreheqeja e tij?!

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes së Gjykatës Speciale për intervistim, në rast se i vjen ftesë. I lavderon luftetarët qe po u prgjegjen thirrjeve të kësaj gjykate e cila është themeluar për neglizhencen dhe insistimin e tij,sepse nuk ishte I zoti qe ne Kosovë te formoi Gjykate special për këtë qellim.

Por mbetet të shihet se a do të jepë doreheqeje Hashim Thaçi nga posti i Presidentit nese ftohet nga kjo gjykatë si i dyshuar apo si deshmitarë.Kjo duhet te ndodhë sepse morali politikë dhe ligjet nuk lejojn qe nje President te mbetet ne detyre kur soralliset neper gjykata ku denohen krimet e luftës.

3.Heqeja e kufirit me Shqipërin?!

Në këtë conference për shtyp në prag te vitit te ri 2020 Presidenti Hashim Thaçi e foton Kryeministrin e Shqiperisë për heqejën e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë qe do te thotë për bashkim kombëtarë.

“E ftoj mikun tim, Edi Ramën, që të caktoj datën e heqjes së kufirit mes Kosovës e Shqipërisë pa pritur opinionin e cilitdo shtet, sepse ne jemi shtete sovrane dhe si të tillë duhet të marrim vendime”

Ky është zgjimi i vonë i tij kombëtare për bashkim,por janë fjalë me shumë sa për te thënë diçka.Dihet Hashim Thaçi,Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq qe sa vite janë në trambulencë për shkaterrimin territorial të Kosovës.Ata iu bashkuan Vuçiqit për ta këthyer Kosovën kah Lindja,bënë plane,hartuan harta,skica për shkembim teritoresh,apo ndarje te Kosovës,kurse tani na delë me tezën për heqjen e kufirit me Shqiperin.

Por.miku i tij siç e quan ai Edi Ramën,poi a ngulë thikën pas shpine Kosovës edhe këto ditë me Mini shengenin për Ballkanin përëndimor,ideator i se ciles janë Soroset dhe Serbia për ta gllaberuar edhe në këtë menyrë Kosovën,duke i krijuar favore Srbise Serbomadhe për dominim hegjemonist te pansllavizmit në Ballkan.

Në vend qe ti kundështon hapas këto ide fashizoide te tradhetari të kombit Edi Rama ky qohet jerem bash në prag te vitit të ri kërkon heqjën e kufirit me Shqiperin sikurse ai te ishte një hy gardhi apo një kashtë e vogël.Po ky vete, ka harruar se Edi Rama nuk e pranon një gjë te tillë,sepse siçpo shihet ao ka plane tjera për Kosovën duke tentuar qe përseri qe Kosovën ta fuse nën ambrellën e Serbisë.