Një vajzë sulmohet nga pesë qenë endacakë në Prishtinë

09.11.2020 22:52:13

Një vajzë është sulmuar nga pesë qentë endacakë sot në Prishtinë.

Ngjarjen e ka treguar një familjar i viktimës në faqen “Network Prishtina”.

Ndrysh, në kohët e fundit shumë qytetarë janë bërë cak i sulmeve të tyre.

Njoftimi i plotë:

Përshëndetje NP,

Motra ime edhe pse është shumë e dashur ndaj qenve po edhe ka qenë në shtëpi si dhe shumicën e ditëve i ushqen duke shkuar në punë është sulmuar në qendër të qytetit nga 5 qenë më saktesisht tek Katedralja në mes të ditës.

Deri kur më kështu do të vazhdojmë ?

Po të ishte ndonjë femijë apo ndonjë grua shtatzënë në ato momente çfarë do të ndodhte?

Këto ngjarje të fundit duhet ti marrim me seriozitet me të madh!!

Para kësaj ngjarje ishin edhe shumë fëmijë të tjerë të sulmuar.

Kësaj radhe ishte motra ime, po herën tjetër fëmija, motra, gruaja e kujt do të jetë?