Një veturë e dyshimtë me targa të Beogradit tek hoteli ”Grand”

31.01.2017 18:50:09

Policia e Kosovës ka gjetur një veturë me targa të Beogradit, e cila ishte e braktisur afër Grandit, më saktësisht në Rrugën “Garibaldi”, e cila është duke qëndruar e ndezur për gati dy orë dhe gjendet në cilësinë e taksive.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti e cila ka shtuar se Policia po merret me rastin.

“Rreth orës 16:00 kemi marr informatën që një veturë me ngjyrë hiri dhe me targa BG është gjetur afër Grandit. Policia ka bllokuar rrugën dhe po merret me rastin”, ka thënë Flora Ahmeti.