Në emisionin “Aktual” në RTK, Valbon Berisha, drejtor i SHSKUK-së, foli për menaxhimin e krizës pandemike gjatë kësaj periudhe në vend.
“Sot mbushen një vit që kur kemi evidentuar rstet e para të infeksionit me COVID-19, ku ishin dy raste, që do të thotë se ishin raste nismëtare”, deklaroi dr. Berisha.
Më pas ai bëri të ditur për përgatitjen e stafit shëndetësor me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë, që rastet e paraqitura në vend të kenë trajtimin e duhur në parandalimin e rasteve në përhapjen e infeksionit, duke përmendur edhe historikun e përhapjes së virusit që më pas kaloi në pandemi.
“Në retrospektivë mund të them se Kosova ka arritur ta menaxhojë mirë gjendjen e krijuar në vend nga pandemia, ndonëse me raste fatale, me ç’rast familjarëve të viktimave ju shpreh ngushëllime”, theksoi mes tjerash dr Berisha për “Aktual” në RTK.
Tutje, dr Berisha shpjegoi angazhimin e stafit mjekësor në faza në menaxhimin e pandemisë në vend, ku sipas tij, nga 12 marsi e deri në fund të majit, kur përfundoi faza e izolimit, kemi pasur raste numerikisht të vogël të rasteve fatale me koronavirus, kjo nga shkaku se gjendja ishte nën kontroll, me ndalim qarkullim, gjendje karantine.
Dr. Berisha elaboroi vijimësinë e gjendjes së pandemisë gjatë verës, ku në vjeshtë arritëm pikun e infeksionit me koronavirus, për të ardhur te një qetësim të gjendjes në muajt e parë të dimirt, ku pastaj sërish në fillim të marsit kemi rritje të rasteve me koronavirus, si dhe të hospitalizuarve.
“Në muajt e parë të këtij viti kishim diku rreth 500 pacientë të trajtuar nga COVID-19, ndërkaq tani kemi rrijte për 150 pacientë më shumë, duke bërë që të stërmbushen klinikat jo vetëm ajo Infektive, e Pulmologjisë, Njësia COVID2, objekt i mjekësisë sporive dhe këtë javë, për parapërgatitje ndaj ndonjë infeksioni, kemi përgatitur edhe klinikat internistike,ndërkohë që spitalet erajonale janë të mbushura me pacientë me koronavirus, pra, siç duket, kemi raste të shtuar me pacientë të hospitalizuar, po ashtu edhe me raste të të inektuarve me COVID-19”, deklaroi dr. Berisha.
I pyetur se mos rastet e shtuara me infeksion me koronavirus kohëve të fundit kishin të bënin me grumbullimet e qytetarëve në hapësira të mbyllura, duke përmendur këtu edhe zgjedhjet partiake që janë zhvilluar kohë më parë, dr. Berisha theksoi se ne si staf mjekësor kemi dhënë vazhdimisht udhëziumet se si duhet vepruar për t’iu shmangur infeksioneve me koronavirus.
“Ndryshe ne mund të përballemi me fluks më të madh të infeksioneve me koronavisur, ndaj qytetarët duhet t’i zbatojnë udhëzimet tona lidhur me parandalimin e infeksionit me COVID-19, të mos shpërqëndrohemi, sepse virusi ekziston”, deklaroi dr. Berisha.






































