Njëzetepesë migrantë janë gjetur brenda një trageti që po udhëtonte nga Holanda për në Britaninë e Madhe

19.11.2019 23:41:02

Të paktën 25 migrantë u gjetën brenda një trageti të ngarkuar, që po udhëtonte për në Britani, menjëherë pasi ai u nisë nga Holanda, transmeton Telegrafi.

Policia ndaloi tragetin dhe shpejt e ktheu atë në portin holandez të Vlaardingen, thanë shërbimet e urgjencës në Holandë.

Oficerët nuk kanë konfirmuar për gjendjen e migrantëve, të cilët u zbuluan në një traget të Britania Seaways.

Ambulancat u panë duke mbërritur në port pasi anija u kthye të martën pasdite.

Jakobsen nga policia rajonale tha se policia ishte duke pritur në port dhe migrantët u dërguan në spital nga ambulanca për të kontrolluar nga hipotermia.

‘Ne nuk e dimë gjendjen e tyre. Sigurisht, ata nuk ishin në një gjendje shumë të mirë’, tha ai.

Oficerët arrestuan burrin me dyshimin se kishte ndihmuar migrantët e paligjshëm të futeshin në traget.