Njoftimi nga KQZ: Votimi në Istog, vetëm 85 votues jashtë Kosovës dërguan...

Njoftimi nga KQZ: Votimi në Istog, vetëm 85 votues jashtë Kosovës dërguan dëshmi

07.12.2017 15:13:10

Dita kur Istogasit duhet të ta thonë përsëri fjalën e tyre me votë po ofron. KQZ ka njoftuar sot se deri me tani vetem 85 votues kanë dëshmuar zyrtarisht adresen dhe vendbanimin. Vetem 85 votues deri me tani kanë shpreh deshirën për votim. Ndersa votuesit  e regjistruar me 16 korrik e 23 gusht nuk kanë derguar asnjë deshmi shtesë siç kërkon komisioni për konfirmim. Por sa do të jetë kjo votë e sigurt ende nuk dihet. Shpresojmë që vota e qytetarit istogas  të arrijë aty ku është e arsyeshme.

Me poshtë njoftimi nga KQZ:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë 85 votues që kanë dërguar dëshmi zyrtare shtesë për adresën e vendbanimit jashtë Kosovës dhe se janë konfirmuar.

Ndërkaq, votuesit e regjistruar jashtë Kosovës 16 korrik-23 gusht, që nuk kanë dërguar dëshmi zyrtare shtesë do të kthehen si votues në listën e votuesve brenda Kosovës, sipas adresave të tyre në regjistrin qendror civil.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetar të komunave: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Podujevë, Shtime, Suharekë, Vushtrri dhe Malishevë, ndërsa certifikoi rezultatin përfundimtar të rivotimit për kryetar të Komunës së Parteshit.