Njohësit e fushës bëjnë thirrje që të mos investohet në “Bitcoin”

20.12.2017 15:58:10
Në diskutimin publik që është bërë lidhur me valutat digjitale – Bitcoin dhe teknologjinë ‘Blockchain’, është bërë thirrje që të mos investohet në to.

Meqenëse kohët e fundit paratë digjitale janë shumë temë aktuale shumë studentë të interesuar pati në këtë diskutim, të organizuar nga Kolegjit AAB.

Nga Banka Qendrore e Kosovës thanë se vazhdojnë të mbajnë qëndrimin e njëjtë se nuk punojnë me këtë teknologji derisa thanë se është rrezik për humbje të parave të investuara në të.

Njohës të teknologjisë në anën tjetër thanë se një teknologji ku vet njerëzit kanë kontroll mbi të është i nevojshëm pasi në këtë teknologji nuk humbet në provizione që marrin bankat nëpër botë.