Kuvendarja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, e njëherësh edhe kryetare e Komsionit për Integrime Evropiane, Njomza e Emini, nëpërmjet një psotimi në facebook ka theksuar se vizita e këtij Komisoni në BUndestagun dhe Bundesrahtin gjerman ka shërbyer për të theksuar impienjimin e Kosovës për integrimin evropiane, përkatësisht për liberalizimin e vizave që do t’u mundësonte qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë.
Ky është postimi i plotë i saj:
“Vizita me delegacionin e Kuvendit të Kosovës në Parlamentin e Gjermanisë, përkatësisht me Bundestag dhe Bundesrat. Me këtë rast kemi kërkuar nga deputetë të parlamentit gjerman që të mbështesin procesin e integrimit evropian të Kosovës, në veçanti procesin e liberalizimit të vizave me qëllim të lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës.
Vizita zyrtare dy ditore në Berlin është mbështetur nga qeveria gjermane përmes Projektit të GIZ-it gjerman në Kosovë “Mbështetje për Procesin e Integrimit Evropian”.”






































