Normalizohet komunikacioni në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë

30.08.2017 20:49:08

LAMM informoi se nga ora 19 komunikacioni në rrugën magjistrale Kumanovë-Kriva Pallankë është normalizuar.

Komunikacioni në këtë drejtim rrugor u ndërpre në të dyja drejtimet për shkak të aksidentit të ndodhur nga kamioni me targa të Malit të Zi, i drejtuar nga A.S. (48), ka goditur mbikalimin rrugor në rrugën magjistrale.