NTP: Gjatë protestave qytetarët po shfrytëzojnë transportin publik

22.03.2017 20:46:37

Ndërmarrja Transportuese Publike (NTP) ka reaguar ndaj informacioneve se ata kanë sjellur protestues gjatë ditës së djeshme, të cilët janë bashkangjitur me iniciativën “Për Maqedoni të përbashkët”.
“NTP Shkup reagon ndaj informacioneve jo të plota, të publikuara në portalin A1on. Arsyet për këtë reagim janë për shkak të faktit se qytetarët gjithnjë e më shumë, duke përfshirë edhe ata që marrin pjesë në protesta, e shfrytëzojnë transportin publik në Shkup. Të njëjtit janë të kënaqur me kushtet të cilat i ofron ndërmarrja dhe në këtë kontekst ju falënderohemi për besimin e tyre”, thuhet në reagimin e NTP Shkup.

Gjatë ditës së djeshme portali A1on ka vërejtur se nga autobusë të NTP kanë dalur masovikisht njerëz, të cilët më vonë u bashkangjitën me iniciativën “Për Maqedoni të përbashkët”.