Nue Oroshi: Sot do të garoj për një mandat të dytë në Zonën Elektorale Mettenhof-Ost në Kiel

20.10.2017 00:21:18

Më 6 maj 2018 do të mbahën zgjedhjet Komunale nëpër të gjitha rrethet e CDU-së janë duke u zgjedhur kandidatët që do të garojnë në këto zgjedhje më,6 Maj 2018.

Pas një pune rreth 5 vjeçare në Asamblen e Kielit të Gjermanisë dhe aktiviteteve të kryera mbrenda CDU në Kiel,sot CDU e rrethit Mettenhof Haseldieksdam serish më zgjodhi që të jem kandidat i CDU në zonën elektorale 10 në Mettenhof, ku isha kandidatë edhe para pesë vjetësh. CDU e ketij rrethi ka edhe dy zona elektorale ku edhe dy zona elektorale në Mettenhof West u zgjodh kandidatja Constance Prange, që është gjithashtu këshilltare në Asamblen e qytetit Kiel, dhe në Zonën elektorale në Haseldieksdam Schreventai u zgjodh Kryetari i CDU-së në Mettenhof Haseldieksdam dr.Andreas Ellendt. Tani jemi një ekip shumë i fortë.Këto kandidatura do të vërtetohen më,2 Dhjetor 2017, në Kuvendin e CDU-së së Kielit, dhe më pas me 6 Maj 2018 do të dalim edhe njëherë para elektoraratit të qytetit Kiel. Zgjedhja erdhi shumë me e lehtë se sa e kisha planifikuar falë edhe angazhimeve të panderprera që kam kryer në këto pesë vjet mbrenda CDU së qytetit Kiel. Gjermanët e kanë një shprehje interesante.:Aty ku nuk luftohët nuk fitohet, por aty ku luftohët ka mundësi të fitohet. Me këtë moto po i hy garës së dytë elektorale, por edhe me një përvojë pesë vjeçare që kam marrë mbrenda mandatit të parë 2013-2018.