Nuk duhet lutur LDK-në ,dhe LVV-në ,që të bëjnë koalicion domosdoshmerisht!

10.01.2020 16:11:31
Nga: Adem Bytyqi
Po të gjykohet drejtë pa anuar nga të pa vërteta ,këto dy parti politike historikisht kanë qenë kundër njëra tjetrës, bili për hirë të së vërtetës LVV-ja, e ka luftuar LDK- edhe me mjete ” luftarake” siq është gazi lotësjellës dhe mjetët tjera të forta .
Aktivistêt e Vetëvendosjës , kishin sulmuar edhe shtëpin Kryetarit të LDK-së ,Isa Mustafës , duke u shkatuar një frikë të tmerrshme dhe të pa presedan antarëve të familjës së tij, në historin e partive politike në Kosovë dhe pse jo edhe jashtë Kosove…
Ani pse ,sa i përkët interesit të vendit krijmi i një koalicioni në mes këtyre dy partive është tepër i rëndësishëm, për shkak të rrethanave të mbrendshme dhe nd-ërkombëtare ,në të cilat Kosova ,ndodhet aktualisht, edhe sikur të arriheh një Koalicion në mes këtyre dy subjekteve politike dhe të formohej Qeveria , jetëgjatësia e kësaj Qeverije në qeverisjen e vendit do të ishte  shumë e shkurtër, gjithmonë duke patur parasysh dallimët shumë të thella dhe parimore në mes këtyre dy subjekteve përkitazi me mënyrën qeverisjës së Kosovës , zhvillimin ekonomike dhe luftimin e shumë fenomeneve negative  të cilat e kanë ngulfat të ardhmen e Kosovës!
Për këto arsye ,sipas Gjykimit tim, edhe pse pa të drejtë do të demtohej bugjeti i Kosovës, më mirë do të ishte të shkohet përseri në zgjedhje, përkatësisht, të gjendet një koalicion tjetër për të formuar Qeverinë, se sa  Qevetia e formuar nga koalicioni LDK, VV, të udhëheq vendin vetëm gjysmë mandati dhe përseri vendi të shkojë në zgjedhje siq ka ndodhur disa herë në mënyrë të përseritur ,duke lënë në gjysmë rruge shumë procese me rëndësi kruciale për vendin!