Nuk është e vërtetë që kandidati i LDK-së për kryeministër, z.Avdullah Hoti ishte pjesë e partisë së z.Bujar Bukoshi

20.05.2017 14:55:33

Reagim

Lidhja Demokratike e Kosovës dëshiron të sqarojë që lajmi se kinse kandidati i LDK-së për kryeministër, z.Avdullah Hoti ishte pjesë e partisë së z.Bujar Bukoshi, nuk është i vërtetë.
Lidhja Demokratike e Kosovës bën të ditur se z. Avdullah Hoti aktivitetin e tij politik e ka filluar në vitin 2006, si pjesë e LDK-së, ndërsa personi për të cilin flitet e ka të njëjtin emër dhe mbiemër, por është tjetër dhe me profesion mjek.
Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga mediet që të jenë korrekte dhe që lajmet të verifikohen konform stndardeve më të larta të gazetarisë, sidomos në këtë fazë, kur po i afrohemi fushatë parazgjedhore.

Zyra për Informim – LDK