Nuk ishte në dijeni se kamera po xhironte, senatori amerikan dëgjohet duke sharë teksa ankohej për problemet teknike

22.08.2020 14:02:24

Duke mos ditur se ishte para kamerës së një kompjuteri, senatori amerikan, Tom Carper mallkoi disa herë gjatë një seance në internet të Komitetit të Senatorëve për Siguri Kombëtare.

E gjithë ngjarja ndodhi përpara fjalimit të tij, në një mbledhje të Bordit, në të cilin anëtarët i bënin pyetje Louis DeJoyt, zyrtarit kryesor të Shërbimit Postar të SHBA-ve, raporton FOX News.

Seanca iu kushtua problemeve në punën e shërbimit, i cili u kritikua edhe vetë nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Senatori 73-vjeçar nga radhët e demokratëve u zemërua dukshëm për vështirësitë teknike që kishte me kompjuterin dhe për këtë arsye kërkoi ndihmë. Ndërkohë, kryetari i Komitetit Ron Johnson, dëshironte t’i jepte fjalën senatorit, James Lankford duke kuptuar se Carper kishte një problem.

“Si shumica e amerikanëve këtë vit, Senatori Carper ishte i irrituar nga vështirësitë teknike, por kjo është më pak e rëndësishme në lidhje me zhgënjimin e tij nga puna e Shërbimit Postar gjatë krizës kombëtare”, tha një zëdhënës i senatorit.

Vështirësitë teknike në kompjuterin e Carperit u korrigjuan dhe më pas senatori mbajti fjalimin që kishte përgatitur.